Kujdes
Mosrespektimi i lajmërimeve dhe rregullave të sigurisë mund të shkaktojë lëndime ose dëmtime të pronës
Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë pajisjeve të tjera elektronike
•Pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike përdorin sinjale në frekuenca radioje. Pajisja juaj mund të ndërhyjë në funksionimin normal të pajisjeve të tjera elektronike.
•Përdorimi i lidhjes LTE për të dhënat mund të shkaktojë ndërhyrje me pajisje të tjera, si pajisjet audio dhe telefonat.
Mos e përdorni pajisjen në një spital, ose në aeroplan, ose në pajisje me motor të cilat mund të interferohen nga frekuencat e radios
•Nëse është e mundur shmangni përdorimin e pajisjes tuaj brenda një rrezeje 15 cm pranë stimuluesve kardiakë, pasi pajisja mund të ndërhyjë në funksionimin normal të stimuluesit.
•Për të minimizuar mundësinë e interferencës me një peismeikër, përdoreni pajisjen tuaj vetëm në anën e trupit tuaj që është në të kundërt me peismeikërin.
•Nëse përdorni pajisje mjekësore, kontaktoni me prodhuesin e pajisjes para se të përcaktoni nëse pajisja do të ndikohet ose jo nga frekuencat e radios të lëshuara nga pajisja.
•Në aeroplan, përdorimi i pajisjeve elektronike mund të interferojë me instrumentet elektronike të navigimit. Sigurohuni që pajisja është
e fikur gjatë nisjes nga toka dhe zbritjes. Pas shkëputjes, mund ta përdorni pajisjen në modalitetin fluturim nëse lejohet nga personeli i aeroplanit.
•Pajisjet elektronike në makinën tuaj mund të keqfunksionojnë, për shkak të interferencës radio nga pajisja juaj. Kontaktoni me prodhuesin për më shumë informacione.