Kujdesuni dhe përdoreni pajisjen tuaj celulare siç duhet

Samsung On-Ear Headphones

Level On Wireless Headphones EO-PN900BLEGUS EO-PN900BBEGUS EO-PN900BREGUS EO-PN900BWEGUS

Download 718 pages 49.6 Kb View all pages
Page 27
Page screenshot 27
Kujdesuni dhe përdoreni pajisjen tuaj celulare siç duhet

Kujdesuni dhe përdoreni pajisjen tuaj celulare siç duhet

Mbajeni pajisjen të thatë

Lagështia dhe lëngjet mund të dëmtojnë pjesët ose qarqet elektronike në pajisjen tuaj.

Mos e ndizni pajisjen tuaj nëse është e lagur. Nëse pajisja juaj është e ndezur tashmë, menjëherë fikeni dhe hiqini baterinë (nëse pajisja nuk fiket ose nuk mund të hiqni baterinë, lëreni si është). Atëherë, thajeni pajisjen me peshqir dhe dërgojeni në një qendër shërbimi.

Lëngjet i ndryshojnë ngjyrën etiketës së posaçme që tregon dëmtim nga uji në brendësi të pajisjes. Dëmtimi i pajisjes tuaj nga uji mund ta bëjë të pavlefshme garancinë e prodhuesit.

Ruajeni pasjisjen tuaj vetëm mbi sipërfaqet të sheshta

Nëse pajisja juaj bie, ajo mund të dëmtohet.

Mos e ruani pajisjen tuaj në vende shumë të nxehta ose shumë të ftohta. Rekomandohet ta përorni pajisjen në temperatura nga 5 °C në 35 °C

Mos e vendosni pajisjen në vende shumë të nxehta si për shembull brenda në makinë gjatë verës. Nëse veproni kështu mund të bëni që ekrani të keqfunksionojë, t'i shkaktoni dëmtime pajisjes, ose të bëni që bateria të shpërthejë.

Mos e ekspozoni pajisjen tuaj në dritën e diellit për periudha të zgjatura kohore (mbi kroskotin e një makine, për shembull).

Ruajeni baterinë në temperatura nga 0 °C deri në 45 °C.

Mos e mbani pajisjen bashkë me objekte metalike, si për shembull monedha, çelësa dhe varëse

Pajisja juaj mund të gërvishtet ose të keqfunksionojë.

Nëse terminalet e baterisë bien në kontakt me objekte metalike, kjo mund të shkaktojë zjarr.

Shqip

Page 27
Page screenshot 27
Kujdesuni dhe përdoreni pajisjen tuaj celulare siç duhet - Samsung