Pakësoni rrezikun e dëmtimeve nga lëvizjet e përsëritura

Samsung On-Ear Headphones

Level On Wireless Headphones EO-PN900BLEGUS EO-PN900BBEGUS EO-PN900BREGUS EO-PN900BWEGUS

Download 718 pages 49.6 Kb View all pages
Page 29
Page screenshot 29
Pakësoni rrezikun e dëmtimeve nga lëvizjet e përsëritura

Pakësoni rrezikun e dëmtimeve nga lëvizjet e përsëritura

Kur kryeni veprime të përsëritura si shtypja e butonave, vizatimi i karaktereve në ekran me gishta, luajtja e lojërave mund të përjetoni jorehati në duar, qafë, shpatulla ose pjesë të tjera të trupit tuaj. Kur përdorni pajisjen tuaj për periudha kohore të gjata, mbajeni pajisjen me kapje të qetë, shtypini butonat lehtë dhe bëni pushime të shpeshta. Nëse vazhdoni të keni siklet gjatë ose pas përdorimit, mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.

Mbroni dëgjimin dhe veshët kur përdorni kufje

Ekspozimi i tepërt ndaj tingujve të lartë mund të shkaktojë dëmtime në dëgjim.

• Ekspozimi ndaj tingujve të lartë gjatë ecjes mund t'ju heqë vëmendjen dhe të bëhet shkak për aksident.

Gjithnjë ulni volumin përpara se të futni kufjet në burimin e zërit dhe përdorni nivelin minimal të volumit të nevojshëm për të dëgjuar bisedën apo muzikën.

Në ambiente të thata, në kufje mund të grumbullohet elektricitet statik. Shmangni përdorimin e kufjeve në ambiente të thata ose prekni objekte metalike për të shkarkuar elektricitetin statik para se të lidhni kufjet me pajisjen.

Mos përdorni kufje kur drejtoni makinën, motorin ose biçikletën. Nëse veproni kështu mund të shpërqendroni vëmendjen tuaj dhe të shkaktoni një aksident, ose mund të jetë e jashtëligjshme në varësi të vendit.

Bëni kujdes kur përdorni pajisjen gjatë ecjes apo lëvizjes

Jini gjithnjë të vetëdijshëm mbi rrethanat ku ndodheni që të shmangni lëndimin tuaj ose të të tjerëve.

Sigurohuni që kablli i kufjes të mos ngatërrohet në krahët ose në objektet pranë.

Mos e mbani pajisjen në xhepat e pasmë apo përreth kyçit të dorës

Mund të lëndoheni ose të dëmtoni pajisjen nëse bini.

Shqip

Page 29
Page screenshot 29
Pakësoni rrezikun e dëmtimeve nga lëvizjet e përsëritura - Samsung